Agjencia e Menaxhimit Emergjent pranon donacion nga Spirit of America-SOA për Ballkan
Agjencia e Menaxhimit Emergjent pranon donacion nga Spirit of America-SOA për Ballkan

Agjencia e Menaxhimit Emergjent pranon donacion nga Spirit of America-SOA për Ballkan

Krijuar në datën 09/18/2023

Sot më 18 Shtator 2023, Agjencia e Menaxhimit Emergjent në bashkëpunim me CMSE - South Balkans ka organizuar një ngjarje në të cilën pajisjet zjarrfikëse për shuarjen e zjarreve fushore – malore të dhuruara nga "Spirit of America" u janë dorëzuar Njësisë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit të Leposaviqit dhe Podujevës. Pranim-Dorëzimi i donacionit u nënshkrua nga z. Grant Peehler, Menaxheri i Programit – SOA për Ballkan të "Spirit of America" dhe z. Shefki Abdullahu, Zv. Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Menaxhimit Emergjent.

Prezent në këtë ngjarje ishte kolonel Gregory MOTZ nga ekipi Këshillues dhe Ndërlidhës i NATO, në “Camp City” Prishtinë; CPT Emery Peyton; Znj. Ilirianë Bunjaku, Toger/Lieutenant OS-Çështjet Civile Forca e Sigurisë së Kosovës me bashkëpunëtorë; Drejtori i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim z. Valton Peci dhe Drejtoresha për Finaca nga Komuna e Leposaviqit; Komandanti i NJPZSH komuna Leposaviq; Kom. i NJPZSH Podujevë si dhe Drejtoret e Departamenteve: për Zjarrfikje dhe shpëtim, Financa dhe Shërbime të Përgjithshme, Gatishmërisë dhe bashkëpunëtor tjerë nga AME.

Z. Abdullahu falënderoj të pranishmit për donacionin e dhuruar dhe shprehu mirënjohje për ndihmën dhe bashkëpunimin e ofruar në vazhdimësi.

Ky donacion është i mirëseardhur për AME-në, ku palët u zotuan për bashkëpunim të mëtejmë në aspektin e ngritjes se kapaciteteve për menaxhimin e fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera.